Fabrika "Megal" në Bujanoc kërkon punëtorë të rinj
Fabrika e kaldajave për ngrohje qendrore "Megal" në Bujanoc është duke punësuar punëtorë të rinj për shkak të punës që ka marrë nga një kompani në Ohër të Maqedonisë me vlerë prej 600 mijë euro, shkruan gazeta Politika, transmeton Titulli.com.“Kemi pranuar 7 punëtorë të rinj të cilët do të trajnohen në punën e saldimit. Këtë vit kemi rritë eksportin për 50% që nënkupton nga 1200-1400 kaldaja. Të shtunave janë bërë ditë pune dhe jemi duke menduar për aktivizimin e ndërrimit të dytë të orarit të punës”, ka thënë drejtori i “Megal” në Bujanoc, Dragoljub Kostiq.
Sipas tij pavarësisht asaj situate kemi nevojë për punëtorë të rinj jo vetëm këtë vit sepse “Megal” ka një perspektivë të qartë të zhvillimit./Titulli.com/